/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 

(Mk.9:17-31)
 
17 Edhe një prej turmës u përgjigj, e tha: Mësues, prura tek ti tim bir që ka frymë të pagojë. 18 Edhe kudo ta zërë, e hedh poshtë dhe shkumëzon, e kërcëllin dhëmbët e tij, dhe thahet. Edhe u thashë nxënësve të tu ta nxjerrin, por nuk mundën. 19 Edhe ai iu përgjigj e tha: O brez i pabesë, deri kur do të jem bashkë me ju? Deri kur do t’ju duroj ju? Silleni atë tek unë. 20 Edhe e prunë tek ai; edhe kur fryma e pa atë, përnjëherë e shkundi fort; edhe ai ra përdhe, edhe rrokullisej duke shkumëzuar. 21 Edhe Jisuipyeti të atin e atij: Sa kohë ka qëkurse i ngjau kjo? Edhe ai tha: Qëkurse ishte fëmijë i vogël. 22 Edhe shumë herë e hodhi edhe në zjarr dhe në ujëra, që ta humbasë; po nëse mund të bësh gjë, le të të dhimbset për ne dhe ndihmona. 23 Edhe Jisui i tha këtë: Nëse mund të besosh, të gjitha janë të mundura për atë që beson. 24 Edhe përnjëherë i ati i fëmijës së vogël thirri me lot, duke thënë: Besoj, Zot. Ndihmoi pabesisë sime. 25 Edhe Jisui kur pa se shumë njerëz po mblidheshin duke vrapuar së bashku, qortoi frymën e ndyrë, duke i thënë: Frymë e pagojë dhe e shurdhër, unë të urdhëroj, dil nga ai, edhe të mos hysh më tek ai. 26 Edhe fryma duke bërtitur e duke e shkundur atë shumë fort, doli; edhe djali u bë si i vdekur, aq sa shumë veta thoshin se vdiq. 27 Edhe Jisui e kapi për dore dhe e ngriti; edhe u çua.

28 Edhe kur hyri në një shtëpi, nxënësit e tij e pyesnin veçan se pse ne nuk mundëm ta nxjerrim. 29 Edhe ai u tha atyre: Ky lloj s’mund të dalë, veçse me lutje e me agjërim.30 Edhe si dolën andej, shkonin nëpër Galile, edhe s’donte ta marrë vesh njeri. 31 Sepse mësonte nxënësit e tij, e u thoshte atyre se Biri i njeriut u dorëzohet njerëzve, edhe do ta vrasin, dhe si të vritet, të tretën ditë do të ngjallet. 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ungjilli i të Djelës